Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62, në ligjin e mediave të miratuar në vitin 2013.
Kjo dispozitë sanksionin që asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive. Ky kufizim sipas shoqatës, cenon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit.
Përfaqësuesi i Shoqatës: Dispozita është antikushtetuese pasi bie ndesh me parimin e lirisë të veprimtarisë ekonomike dhe me parimin e barazinë së shtetasve përpara ligjit, bazues në nenin 18 të Kushtetutës.
Kërkesa e shoqatës, në gjykatë kushtetuese u mbështet dhe nga autoriteti i mediave audivizive.
Përfaqësuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive: Kufizimi prej 40% i vendosur në ligj për tavanin e kuotës së pjesëmarrjes në një shoqëri audiovizive, i cili është vendosur për të kontrolluar situatat e monopolit. Në këtë terren të gjerë mediatik, ky kriter kufizues nuk i shërben zhvillimeve të reja teknologjike.
Por parlamenti e mbrojti ligjin e miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës në vitin 2013. Përfaqësuesi juridik i Kuvendit, Alban Brati pranoi se dispozita cenon lirinë ekonomike, por në këtë rast sipas tij duhet të prevalojë liria e shprehjes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-mediave-ne-kushtetuese-kerkohet-shfuqizimi/