Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit u përfshi nga debatet në lidhje me zgjedhjet në universitete.Deputetët e djathtë kërkuan raportim të Ministres së Arsimit në komision në lidhje me këtë situatë por kjo kërkesë nuk u pranua nga shumica. Sipas kreut demokrat të komisionit Genc Pollo situata paraqitet e rëndë dhe kandidatët po kërcënohen për tu larguar nga gara. Por përfaqësues të maxhorancës i hodhën poshtë këto pretendime.
Kërcënimi i kandidatit për Rektor, Mynyr Koni në Universitetin e Tiranës, ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit.Kreu i komisionit, Genc Pollo, kërkoi raportim të Ministres së Arsimit por maxhoranca e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas Pollos në këto zgjedhje ka ndërhyrje politike .
Genc Pollo: ?U bë skandal i padëgjuar në këtë fushë, në të tjera kemi dëgjuar plot, i ndërhyrjes Shullazike-politike në garën për rektorin e Universitetit të Tiranës. Prandaj është ky debat se po të ishte në nivelet e mëparshme do të shihnim së si mund të zgjidhej apo përmisohej një problem?.
Ndërkohë deputeti demokrat Luçiano Boçi hodhi idenë e shtyrjes së zgjedhjeve në Universitete nëse një gjë e tillë kërkohet nga akademikët, ndërsa akuzoi policinë se nuk reagoi në kohë për kërcënimet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-ne-universitet-komisioni-per-edukimin-debat-per-kercenimet/