Report TV - Basha: Arrestimi i Shullazit hapi i parë i Reformës në Drejtësi

2016-04-19 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se arrestimi i Emiljano Shullazit mund të shërbejë si hapi i parë i reformës në drejtësi.

Deklaratën, Basha e bëri për mediat pas takimit që zhvilloi me Knut Fleckenstein.

?Arrestimi i tij mund të jetë një pikë kthimi. Shpresoj që të jetë një pikë e fuqishme kthese në këtë drejtim, ku lidhjet politike të Shullazit që shkojnë drejtpërdrejtë tek Tahiri dhe shefi i tij. Çështja të shërbejë si një test i monitoruar nga SHBA dhe BE. Të shërbejë si hapi i parë për reformën në drejtësi. Kjo ka rëndësi, sepse paketa ligjore është një copë letër nëse nuk dënohen kriminelët me damkë, si Emiljano Shullazi?, tha ai.