Fleckenstein vizitë të papritur: Jam në pritje të miratimit të Reformës në Drejtësi- Ora News

2016-04-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Felceknstein, gjatë një vizite jo zyrtare në Tiranë ka takuar krerët e politikës shqiptare. Europarlamentari i cili u investua personalisht në zgjidhjen e krizës politike të vitit 2014, që u pasua me miratimin e ligjit të dekriminalzimit, është ndalur në një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Zyra e shtypit e kryeparlamentarit, nuk ka dhënë informacion mbi takimin, por vetë Fleckenstein, në një prononcim për mediat informoi se fokusi ka qënë reforma në drejtësi, si kusht për çeljen e negociatave.
Fleckenstein: Ky është një takim jo formal. Erdha për të marrë informacione sesi po shkon procesi i reformës më të rëndësishme asaj të drejtësisë. I mora informacionet, jam i gëzuar sepse mora lajme inkurajuese sepse reofrma mund të funksionojë dhe kjo është një gjë e mirë si për ju edhe për ne.
Reporteri i Parlamentit Europian, Felckenstein, ishte dhe në selinë e Partisë Demokratike në një takim me kryetarin Lulzim Basha. Si fillim shefi i opozitës dhe Felckenstein, kanë diskutuar në praninë e dy delegacioneve ndërsa më pas janë zhvendosur në një takim kokë më kokë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë qënë në fokus të diskutimeve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-serish-ne-tirane-me-vlahutin-takon-meten/

Free Traffic Exchange