Rrugët problematike në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-19 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga Korçe-Erseke është kthyer në një mundim të vërtetë për shoferët dhe banorët e zonës. Ajo pengon fermerët e fushës së Dvoranit madje dhe zona turistike si Dardha, Boboshtica e Drenova. Administratori i njësisë administrative Mollaj, Dorian Asizllari kërkon që punimet të mbarojnë para sezonit të prodhimeve. Ky aks është i vetmi qe lidh Korçën me zona të tjera të Jugut te vendit. Plot me gropa e thuajse e pakalueshme edhe rruga Fier -Seman, e cila lidh mbi 20 fshatra të zonës. Prishja e asfaltit ka dëmtuar automjetet dhe është bërë burim aksidentesh. Ka me shume se 10 vjet qe segmenti prej 12 km që lidh 6 fshatra me qendrën e qytetit te Rrëshenit është jashtë funksionit. Banorët thonë se ka patur edhe raste ku u janë djegur shtëpitë, pasi zjarrfikësja s?ka mundur te futej për shkak të rrugës. Lajmi i mirë është se bashkia e ndihmuar dhe nga Ministria e Mbrojtjes, ka nisur rehabilitimin e rrugës.

Free Traffic Exchange