Report TV - Ja kriteret e reja për të marrë patentat, sa gabime do lejohen

2016-04-19 4

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Transportit ndryshon mënyrën se si do të jepet provimi i teorisë dhe praktikës për të marrë patentat. Të gjithë kandidatët që do testohen do të kenë të njëtën numër pyetjesh por, 50% e tyre do të jenë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër të jenë pohime të gabuara. Gjithashtu ka ndryshuar edhe numri i gabimeve që do të lejohen në provimin e tetorisë. Ndërkohë për sa i përket provimit të praktikës, kandidatët do të vlerësohen duke filluar që nga mënyra se si vendoset rripi i sigurimit deri tek mënyra si frenoni.

Regjistrimi i kandidatit për zhvillimin e kursit të teorisë
Të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit. Të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi. Të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit. Të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër. Të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A. Të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve, si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Free Traffic Exchange