SHKODËR, VENDOSET LËNDË PLASËSE NË LOKAL

2016-04-19 21

Një sasi lëndë plasëse është vendosur pranë një lokali në lagjen ?Skenderbeg? në pronësi të 30 vjecarit S.GJ.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23.05 minuta në një ?Bar Bufe? të marrë me qera nga 30 vjecari , ndërsa lënda plasëse është vendosur në ballkonin e katit të dytë të lokalit.Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.Në vendin e ngjarjes menjëherë mbërritën efektivët e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve . Burime të rezervuara të policisë thanë se brenda në lokal kishte klientë në moementin e shpërthimit , por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, përvecse janë thyer xhamat e lokalit.Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda plasëse ka qënë e llojit nitrat e bërë në mënyrë artizanale.Policia ka shoqëruar disa banorë të zonës ,ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin e lokalit .Jashtë kameras banorët aty treguan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuiqishëm dhe kur kanë dalë kishin parë që shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lokalit në fjalë.Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur hetimet

Free Traffic Exchange