POLICIA ARRESTON SADETIN SULEN, DYSHOHET SE VRAU GRUAN

2016-04-19 2

Policia e Shkodrës ka arrestuar 47-vjecarin Sadetin Sula pasi dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes Suela Sula e cila u gjet e pajetë një ditë më parë në tualetin e biznesit privat që bashkëshorti e kishte në pronësi.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje më rrethanat e vdekjes policia dyshon se viktima është mbytur nga bashkëshorti.Ekspertët mjeko-ligjor pas kryerjes së ekzaminimeve kanë arritur në përfundimin se në pjesën e qafës së kufomës janë gjetur shenja gishtash.Lidhur nga dyshimet nëse kishim të bënim me vrasje apo vetëvrasje, policia ka marrë gjurmët e gishtërinjëve të bashkëshortit të viktimës.Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe krahasimit të bërë pas përfundimit të autopsisë ka rezultuar se Sadetin Sula e kishte mbytur gruan në tualet duke ia vendosur duart në fyt.Burime të policisë sqaruan se viktima ishte gjetur e lidhur me një litar në fyt, ku dyshohet se gjthcka ishte inskenuar nga vetë burri i viktimës për ta lënë ngjarjen si vetëvrasje.Suela Sula u gjet e pajetë mesditen e djeshme në tualetin e dyqanit të saj në fshatin ?Melgushe?.Mësohet se mes ciftit kohët e fundit kishte pasur mosmarrëveshje familjare .Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës e cila akuzon Sulen për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?.