Sekuestrohet hotel “Vollga” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Durrësit sekuestroi ish-hotel ?Vollgën? nen dyshimin se është përfituar nëpërmjet ?Falsifikimit të dokumenteve?, ?Shpërdorimit të detyrës? ?Pastrim të parave e veprimtarisë kriminale. Ne një njoftim për mediat thuhet se hetimet nisen pas kallëzimit të bere nga Zamir Hasa, i cili ka hapur edhe një proces gjyqësor ne kohen kur prona iu dhurua Shullazit ne shenje mirënjohjeje. Prokurorisë i kane lindur dyshime të forta për paligjshmëri ne veprimet e kryera mbi ndryshimet apo tjetërsimin e pronës ne favor të Shullazit. Këto veprime sipas akuzës janë bere në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt. Kalvari i pronës e ka zanafillën ne vitin 2003 kur Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit njeh të drejtën e pronësisë së ish-hotel ?Vollga? trashëgimtares së ligjshme, Alie Fortuzi. Asokohe, trashëgimtarja jetonte në Greqi dhe për çështjen e pronësisë ishte kujdesur Zamir Hasa. Sipas dosjes, rezulton se në të njëjtën ditë që është bërë regjistrimi në Hipotekën e Durrësit, Alie Fortuzi ka dorëzuar edhe një ?trashëgimi testamentare? në emër të zotit Hasa. Por në rrethana ende të paqarta në të njëjtën ditë me regjistrimin në Hipotekë të pronës në emër të Alie Fortuzi, rezulton se ajo i është shitur shtetasit arab Mohamad Abdullah Bavazer. E sikur mos te mjaftonte kjo në kohën që Gjykata e Lartë, me vendim të ndërmjetëm kishte urdhëruar pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab në kartelën e pasurisë, gjykata e Durrësit, në një tjetër proces, i njohur të drejtën e pronësisë shtetasit arab. Ne vitin 2014 shoqëria arabe ne shenje mirënjohje dhe pa asnjë lloj kushti një pjese te mbetur te pasurisë ia dhuron Shullazit. Kjo sipas organit te akuzës është kryer ne kundërshtim me ligjin.

Free Traffic Exchange