Në qershor nuk ka me afrofe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 mijë familje shqiptare sot paguajnë faturën e energjisë jo në vlerën reale të konsumit të tyre. Me një vendim në fund të vitit 2013-të, Enti Rregullator i Energjisë vendosi rikthimin e faturimit afrofe, për shkak se kostoja e klientëve të Kompanisë së Shpërndarjes të cilët nuk kishin matësa, fundoste bilancet financiare të OSHEE-së, e zhytur në borxhe nga administrimi çek. Por ka qenë sërish ERE që i ka lënë afat Kompanisë së Shpërndarjes që deri në qershor të këtij viti të bëjë pajisjen me matësa për të gjithë abonentët. Kompania ka arritur që të përmbushë këtë detyrim, lajmin e ka dhënë ministri i energjisë Damian Gjiknuri.?Të gjithë konsumatorët shqiptarë do të kenë matësa. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin autoritetet, të mbështesin Operatorin e Shpërndarjes kur vijnë për instalimet. Ka patur një mungese dëshirë nga qytetarët për vendosjen e këtyre matësave. Këto janë shkelje të ligjit dhe këto nuk do të falen, do të penalizohen. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të tarifohen dhe të paguajnë energjinë që konsumojnë sipas matjes së rregullt që e bëjnë këto matësa.?Zonat më problematike në Tiranë, ajo e Babrrusë, Bathores dhe Paskuqanit përveç pajisjes me matësa tashmë nuk do të kenë më probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Një investim me vlerë prej 17 milionë ka zëvendësuar 70% të kabinave elektrike që ishin vendosur nga vetë banorët.?Tani jemi në 95% të punimeve dhe 2 lotet e fundit përfundojnë në fillim të Majit. Do të shmangen mundësitë e abuzimit nga ana e banorëve që deri para disa kohësh këtu kanë qenë të theksuara. Do të marrin furnizim më të mirë, por do të jenë të detyruar dhe ti përgjigjen kompanisë dhe me pagesa të rregullta të energjisë në mënyrë që kompania këtë investim që ka bërë ti kthehet mbrapsht financiarisht?.Për dy vite me radhë Enti Rregullator i Energjisë shtyu afatin për pajisjen me matësa të të gjithë abonentëve të OSHEE-së. Kompania pati probleme në prishjen e kontratave me firmat që kishte kontraktuar CEZ, ku matësat ishin me çmime shumë të larta dhe ishin marrë pa tender. Tashmë OSHEE ka blerë të gjithë sahatet dhe do t?i vendosë brenda muajit qershor.