Masa të larta sigurie te Krimet e Rënda, kontrolle me qen antieksploziv

2016-04-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar me masa të rrepta sigurie, pasi sot në këtë gjykatë zhvillohen dy proçese gjysësore mjaft të rëndësishme, masa e sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij si dhe seanca e dytë e mbrojtjes së xhihadistëve pas pretencës së dhënë seancën e kaluar.

Pasi një pjesë e të pandehurve të bëjnë mbrojtjen, gjykata do të tërhiqet për të shpallur vendimin për xhihadistët.

Mësohet se ambjentet e Gjykatës po kontrollen me qen antieksploziv, ndërsa ka forca të shtuara policore.

Reparti ?Shqiponja? do të jetë në gatishmëri deri në përfundim të dy proceseve gjyqësore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/masa-te-larta-sigurie-te-gjykata-e-krimeve-te-renda-kontrolle-me-qene-antieksploziv/