Ndërsa reforma në drejtësi tashmë duket se është një hap i pashmangshëm, zbardhet dy nga manovrat për mbrojtjen e praktikave abuzive të gjyqtarëve të caktuar, në sistemin e drejtësisë. Në një nga mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjatë debateve maratonë, zbulohet mënyra e mbrojtjes së disa gjyqtarëve, të denoncuar për shkelje të procedurave të gjykimit dhe për vendime të padrejta. Është vetë KLD, sot nën influencën e PD, e cila është kthyer në mburojë për gjyqtarët e akuzuar për korrupsion. Konkretisht, anëtarët e KLD kanë konstatuar dy lëvizje të këtij Këshilli, për mbrojtjen e gjyqtarëve, të sinjalizuar për përfshirje në veprimtari abuzive dhe vendime arbitrare; Injorimi nga ana e Inspektoriatit të KLD të kallëzimeve të ILDKP ndaj gjyqtarëve si dhe fshehja e denoncimeve të qytetarëve po ndaj gjyqtarëve të shkallëve të ndryshme.