Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria ka hyrë në negociata me grupin e investitorëve për një përfitim simetrik nga ky investim strategjik.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot paradite në ceremoninë e e Mbërritjes së Tubave të Parë në Shqipëri, pranë Spitallës në Durrës, ku është edhe Sheshi Kryesor i Magazinimit të tubave dhe makinerive.
Edi Rama: Unë jam i kënaqur që kemi marrë vazhdimisht vlerësime shumë pozitive nga grupi i investitorëve. Konstatoj me krenari befasinë e tyre për faktin se shteti shqiptar i përgjigjet me kohë reale dhe me eficencë. Nga ana tjetër që ditën e parë kemi vënë re me keqardhje që kontrata e nënshkruar nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi simetrik të shtetit shqiptar si me vendet e tjera ku kalon TAP, deri tek vendi fqinj në jug, Kemi çelur negociatat për të marrë një përfitim simetrik sepse besojmë se nuk ka asnjë arsye që Greqia apo të tjera vendë të përfitojnë për të njëjtën punë, disponibilitet dhe Shqipëria të mos përfitojë asgjë. Dhe jemi shumë të kënaqur që nga pala e TAP kemi gjetur gadishmërinë për të dëgjuar dhe negociuar një përfitim simetrik që për ne është I domosdoshëm për ta vënë Shqipërinë në të njëjtin nivel si të gjithë vendet e tjera. Si dhe për ti dhënë mundësi qytetarëve tanë të përfitojnë nga kontrata e vecantë e financimit që TAP vë në dispozicion të vëndeve ku kalon. Jam besimplotë se ky negocim do të mbyllet me sukses. Dua të falenderoj përfaqësuesit e palës tjetër për gadishmërinë dhe ndjeshmërinë në raport me kërkesën tonë shumë legjitime
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperia-cel-negociatat-me-investitoret-e-tap-kerkon-perfitim-simetrik-me-greqine/