Paulin Sterkaj merr ?Ok? e grupit parlamentar për të nisur ndryshimet ligjore që o hapin rrugë kultivimit të kërpit industrial.
Deputeti i Qarkut të Shkodrës ka kërkuar ndryshimin me ligj të normës së THC së lejuar në mënyrë që fermerët të mos arrestohen si kultivues droge. THC është masa e lëndës narkotike që ka një bimë.
Strekaj nxiton të sqarojë se pavarësisht se bën pjesë në familjen e kanabis sativës, nisma e tij për kërpin industrial ka qëllime tërësisht ekonomike dhe jo legalizimin e kanabisit.
Terreni shqiptar që favorizon kultivimin e kësaj bime ka nxitur interesin e mjaft kompanive të huaja.
Në mbledhjen e grupit të PS-së u ra dakord që të ngrihet një grup pune për të rishikuar ligjet në fuqi dhe ndoshta dhe kodin penal në mënyrë që kërpi industrial të mos konsiderohet një bimë e jashtëligjshme.