Deputetja Mimoza Hafizi tha pas mbledhjes së sotme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se ka depozituar në Komisionin Zgjedhor të Partisë kërkesën për hapjen e kutive të referendumit.
?Mbledhja e Asamblesë do të bëhet të shtunën. Sot, kam depozituar në Komisionin Zgjedhor të Partisë kërkesën për hapjen e kutive të referendumit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në varësi të përgjigjes që do të kem, edhe të përgjigjes që nuk kam marrë nga Komisioni i Garancive Statutore për të gjithë ato shkelje që kemi pretenduar për referendumin, të gjitha këto do të jenë objekte diskutimi edhe në Asamblenë e ardhshme Kombëtare?, tha deputetja socialiste.
Ajo deklaroi se gjatë mbledhjes i ka kërkuar informacione lidhur me kërcënimin e Mynyr Konit, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
?Dhe Përgjigjia ishte që Qeveria dhe MAS ka marrë të gjitha masat për një ecuri normale të proçesit zgjedhor në Universitet dhe duke garantuar një autonomi universitare?, tha Hafizi për mediat.