Më 22 Prill, Gjykata e Krimeve të Rënda do të zbardhë vendimin nëse do të dënojë kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, apo do ta shpallë atë të pafajshëm.
Vetë Mziu ishte i pranishëm në seancën e kësaj të hënë, ku ra në sy shoqërimi i tij nga një numër i madh mbështetësish.
Në gjykimin e zhvilluar pa praninë e mediave për shkak se salla e gjykatës kishte një hapësirë të vogël, Mziu deklaroi se ai s?ka shkelur asnjë ligj pasi firma Gjoka Shpk që ai i refuzoi kontratën për ndërtimin e rrugës, nuk plotësonte kushtet.
Dhe pse këtë të hënë ishte planifikuar shpallja e vendimit, ai u shty pasi në gjykim, avokati i të pandehurit Bujar Loshi paraqiti një vendim të gjykatës administrative që kishte rrëzuar pretendimet e kompanisë Gjoka Shpk.
E për shkak të kësaj prove, prokuroria kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, pasi më parë, akuza kërkoi lënien në fuqi të dënimit me dy vite burg për Mziun dhe dënimin e Atli Hotit e Bujar Loshit, vartësve të kryebashkiakut të Kamzës.