Kryemistri Edi Rama u shpreh sot se kontrata me TAP po rishikohet, për të ndryshuar disa detaje në favor të shtetit shqiptar.
Kjo, pasi sipas kreut të Qeverisë, kontrata fillestare, që është nënshkruar nga ?Qeveria Berisha? nuk ofton përfitime ?simetrike?. Rama tha se shtetet e tjera në rajon ku kalon gazësjellësi marrin më shumë përfitime nga TAP sipas kontratës që ata kanë, në raport me Shqipërinë.
"Jemi shumë të kënaqur me faktin që nga pala e TAP-it kemi gjetur gatishmërinë në dëgjimin e shprehjes së këtij shqetësimi dhe po ashtu gatishmërinë për të negociuar një përfitim simetrik që për ne është i domosdoshëm, për ta vënë Shqipërinë në të njëjtin nivel me të gjithë vendet e tjera dhe nga ana tjetër për t?u dhënë mundësinë komuniteteve edhe njerëzve në vendin tonë që të përfitojnë drejtpërdrejtë nga paketa e veçantë e financimit që TAP-i vë ne dispozicion të vendeve ku kalon. Jam shumë besimplotë që ky negocim do të mbyllet së shpejti, do të mbyllet me sukses dhe dua t?i falenderoj përfaqësuesit e palës tjetër këtu për gatishmërinë dhe ndjeshmërinë e treguar në raport me kërkesën tonë, besoj shumë legjitime?, u shpreh Rama nga Spitalla e Durrësit, ku u zhvillua sot ceremonia e mbërritjes së ngarkesës së parë me tuba dhe makineri që do të përdoren për ndërtimin e segmentit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.
Rama deklaroi se investimet që janë bërë nga projekti TAP ka sjellë zhvillimin e zonave ?ku shteti më shumë se 20 vjet s?ka bërë asnjë investim?.