Report TV - Arrestimi i Shullazit, kërcënoi me jetë biznesmenin Arjan Zika

2016-04-18 12

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë "arrest me burg" në gjykatë për Emiliano Shullazin, Gilamdo Danin e Blerim Shullazin. Kjo masë sqaruan burime për Report Tv i përket hetimeve për kërcënimin me jetë ndaj biznesmenit Arjan Zika që vetë ai ka denoncuar në polici. Ndërsa për kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni dhe përfitimin e pronësisë në ish hotel Vollgën në Durrës akuza thotë se ndodhen në fazë verifikimi.

24 orë pas ndalimit të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit burime nga grupi hetimorë thanë për Report tv se për këta tre shtetas do të kërkohet në gjykatë masa e sigurisë arrest me burg për kërcënimin me jetë të Arjan Zikos.

Përsa i përket rastit të kërcënimit të kandidatit për Rektor Mynyr Koni dhe përfitimit të pronësisë në ish hotel Vollga në Durrës nga Shullazi, denoncuar dhe prej ish Kryeministrit Berisha burimet sqaruan se ende nuk ka asnjë provë për të ngritur një akuzë ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë.

Masa e sigurisë pritet të zhvillohet ditën e martë në gjykatën e tiranës aty ku është vendosur përgjimi i tyre pas kërkesës së prokurorisë në Janar të 2016-ës.
Në 4 muaj përgjigje prokuroria ka arritur të mbledh disa prova ku të dyshuar kryesorë ka të arrestuarit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani për kërcënimin e Arjan Zikës.

Free Traffic Exchange