Dhjetëra aktivistë dhe të rinj të tjerë nga e gjithë Shqipëria, por edhe të huaj që jetojnë në vend, ishin këtë fundjavë në Lurë. Në zonën e shpyllëzuar nga prerjet ndër vite dhe djegiet e qëllimshme, ata kanë mbjellë rreth 500 rrënjë pemë. Shumica e atyre që udhëtuan drejt Lurës, iu përgjigjën një njoftim në
Rrjetin social Facebook. Bashkë me ta, nën perlën e dikurshme të 12 liqeneve, ishte edhe Blerina Zylyftari.