http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fillon të marrë jetë në Shqipëri Gazsjellësi Trans Adriatik, vepra më e rëndësishme energjetike jo vetëm për vendin tonë për gjithë rajonin. Në Spitallë të Durrësit kanë mbërritur tubat që do të bëjnë të mundur kalimin e gazit nga vendburimet e Lindjes në zemër të Europës. Tubat e mëdhenj, prodhuar nga një kompani gjermane, erdhën me anije në portin e Durrësit dhe tashmë janë vendosur ne vend magazinimin e Spitallës, prej ku do të shpërndahen per t?u montuar përgjatë gjithë gjurmës ku kalon TAP. Ajo përfshin Korçën, Skraparin, Beratin dhe Fierin. Kryeministri Rama, tha se TAP është shumë më tepër se një investim. Gazsjellësi TAP sipas Ramës, do të jetë një kantier i madh, që pritet të punësojë rreth 2000 persona. Ministri i industrisë Damian Gjiknuri tha se ky projekt ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë. Për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri do të përdoren rreth 13.000 tuba ku 90 perqind e tyre janë me gjatësi 18 metra.