Report TV - Kampioni i botës Meyer, fiton garën e hipizmit edhe në Tiranë

2016-04-18 1

Gjermani Hilmar Meyer është fituesi i garës ndërkombëtare të Hipizmit, që u mbajt për herë të parë në Tiranë. Të shumtë ishin ata që u mblodhën pranë stadiumit "Selman Stërmasi" për të ndjekur nga afër garën e kërcimit me kuaj, një garë që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Pas gjermanit Meyer, në vend të dytë u rendit Andrian Todorov nga Bullgaria, ndërsa i treti doli Adriatik Tafani Shqipëri. Në garë morën pjesë rreth 16 kalorës që garuan në disiplinën e garës me pengesa. Pjesë e kësaj gare ishin edhe 4 kalorës shqiptarë.

Ky event organizohet nga Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia e Tranës dhe Akademia e Hipizmit. Gara ndërkombëtare e Hipizmit, shënon edhe çlejn e sezonit të garave të hipizmit.

E gjithë gara qe konceptuar si një jumping show, e cila shënon njëkohësisht dhe hapjen e sezonit të garave ndërkombëtare të hipizmit.

"E transformuam sheshin Dinamo në një pistë të vërtetë kalërimi për fëmijët e familjet. Sport, muzikë, vallëzim, e dhjetra lojëra nga stafi ynë i përkushtuar i Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë," ka shkruar kryebashkiaku Erion Veliaj në FB, duke postuar një sërë fotosh nga aktiviteti nën emrin "E diela më e bukur e pranverës në kryeqytet".

Free Traffic Exchange