Përçahet opozita në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita në Kosovë po shkon drejt përçarjes. Këtë fakt e konfirmojnë dhe drejtuesit më të lartë të kësaj lëvizje gjatë punimeve të Këtillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Ne fjalën e tij, nënkryetari Driton Çaushi tha se aktualisht partitë në opozitë kanë humbur bashkërenditjen e tyre në aksionin kundër qeverisë. Në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm kryetari i kësaj lëvizje Visar Ymeri për shkaqe shëndetësore, por kanë marrë pjesë krerët e tjerë të lartë, mes të cilëve dhe Albin Kurti e Shpend Ahmeti. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka sjellë dhe surpriza. Ish-deputetja e AAK-së, e cila së fundi ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti, i është bashkuar Vetëvendosjes. Ajo është shfaqur përkrah Kurtit në këtë takim. Kohët e fundit liderët e tre partive opozitare kanë mbajtur një seri takimesh, por ato nuk janë dakortësuar për aksionin e përbashkët kundër qeverisë. Zyrtarisht kreu i AAK-së ka mohuar të bëhet fjalë për një krizë dhe përçarje të opozitës.

Free Traffic Exchange