Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për 50 minuta pa ndërprerje ka përshkuar 7 kilometër e 100 metër brenda rrugëve të Shkodrës duke xhungluar topin me kokë ndërsa makina ishte në lëvizje. Kështu shqiptari nga Kosova Agim Hushi zgjodhi të thyejë rekordin botëror, duke promovuar edhe bukuritë e kryeqendrës së veriut, Shkodrës.
Pjesa më e vështirë e këtij rekordi ishte kalimi në zonën muzeale të qytetit, ndërsa finalizimi i këtyre 7.1 kilometrave, aq sa për tu thyer rekordi që mbante Turqia u bë në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës.
Në shenjë falenderimi për kampionin nga Kosova, qytetarja e parë e Shkodrës Voltana Ademi i rezervoi një pritje zyrtare në hollin e institucionit që drejton.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/shkoder-kosovari-thyen-rekord-mban-topin-me-koke-per-50-minuta/