Kredia për ekonominë, BSH: Qytetarët të pasigurtë, ulin kërkesën- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e besimit në ekonomi ka ndikuar në tkurrjen e kërkesës për kredi. Banka e Shqipërisë konstaton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, qytetarët kanë kërkuar më pak kredi për blerje banesash dhe kredi konsumatore. Faktorët që kanë përcaktuar këtë sjellje janë rënia e besimit konsumator dhe situata në tregun e pasurive të paluajtshme. Kërkesa për kredi është tkurrur edhe nga bizneset e mëdha.
Rënia e besimit te ekonomia ka tkurrur kërkesën e qytetarëve për të marrë kredi. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e Aktivitetit Kreditues se gjatë tremujorit të parë të këtij viti kërkesa e individëve për blerje banesash dhe për kredi konsumatore është ulur, ndryshe nga sa ishin pritshmëritë e sistemit bankar.
Banka Qendrore vlerëson se tkurrja e kërkesës është ndikuar nga rënia e besimit konsumator dhe situata në tregun e pasurive të paluajtshme. Përsa i përket bizneseve, sjella ka qenë jo e njëjtë. Ndërmarjet e vogla dhe të mesme kanë rritur kërkesën për kredi, si për investime, ashtu edhe për kapital qarkullues, ndërsa kompanitë e mëdha e kanë ulur atë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kredia-per-ekonomine-bsh-qytetaret-te-pasigurte-ulin-kerkesen/