MEI në sitë 179 kontrata, punimet pa nisur në gjysmën e impianteve- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Energjisë po monitoron 179 kontratat konçesionare që janë dhënë për ndërtimin e 472 Hidrocentraleve privatë përsa i përket përmbushjes së detyrimeve kontraktuale. Më shumë se gjysma e këtyre HEC-eve të dhënë në kohën e ish- Qeverisë Berisha nuk kanë nisur ende punimet ndërtimore. Ndërsa ata që janë në punë kanë probleme financiare për shkak edhe të uljes nga Qeveria me 30% të çmimit, me të cilin ia shesin energjinë KESH-it.
Qeveria po kalon në sitë 179 kontratat konçesionare për ndërtimin e Hidrocentraleve privatë.
Burime zyrtare nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se Drejtoria Hidroenergjitike është në proçesin e monitorimit mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se është dhënë leja për 472 Hidrocentrale, ku në fazën e prodhimit janë vetëm 113 HEC-e, 67 të tjerë janë duke u ndërtuar, ndërsa për 292 nuk kanë filluar ende punimet ndërtimore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/mei-ne-site-179-kontrata-punimet-pa-nisur-ne-gjysmen-e-impianteve/