Report TV - FMN: Reformat ekonomike në Shqipëri kanë arritur suksese

2016-04-16 0

Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave: Rritje e qendrueshme me ritme të kënaqëshme, priten rezultate më të mira me reformën në sistemin gjyqësor. Gjatë takimit të 33-të të Komisionit Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbajtur në Uashington të shtunën, më datë 16 prill 2016, ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Pier Carlo Padoan, ka raportuar në emër të FMN për ecurinë e ekonomive të Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Maltës, Portugalisë dhe San Marinos.

Lidhur me ekonominë shqiptare, ai deklaroi se ajo ka ruajtur ritme më të larta gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015. Ekonomia është rritur, duke pasqyruar një aktivitet më të lartë të investimeve dhe një bilanc të përmirësuar tregtar, ndërkohë që janë përmirësuar më tej treguesit e stabilitetit financiar. Rritja ekonomike ishte 2.6 për qind në vitin e kaluar, duke shënuar për të dytin vit shpejtim të ritmeve të rritjes.

Treguesit kryesorë e kërkesës së brendshme luajtën një rol të rëndësishëm në tremujorin e parë edhe të vitit 2016, megjithëse çmimet e ulta të naftës po dëmtojnë eksportet shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë intensifikuar axhendën e tyre të reformave në mënyrë që të sigurohet një trajektore e qendrueshme rritëse e ekonomisë.

Free Traffic Exchange