http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata financiare e qytetarëve dhe biznesit për herë të parë ka shënuar rënien më të madhe në dy vitet e fundit. Lajmin e bën të ditur Banka e Shqipërisë, e cila sqaron se qytetarët jo vetëm që kanë ulur blerjet e mëdha, por në tre muajt e parë të vitit kanë kursyer më pak. Treguesi i blerjeve ra me 54% në këtë periudhë, ndërsa kursimi u ul 37%. Të njëjtën gjendje të vështirë, raporton edhe biznesi. Në vrojtimin e bërë nga Banka Qendrore, thuhet se kërkesa e blerjeve rezultoi të ishte - 10.4%. Në raportimin e situatës ekonomike, sipërmarrësit janë shprehur se kanë qenë në vështirësi likuiditetit, dhe se të ardhurat janë në rënie. Goditjen më të madhe këtu e ka dhënë sektori i ndërtimit.Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 5.7 pikë, në tremujorin e parë të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve. Ecuria e këtij treguesi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku rënie më të fortë regjistroi besimi në sektorin e ndërtimit.Shqipëria po përballet edhe me uljen shfrytëzimit të kapaciteteve të industrisë. Gjendja e vështirë në Europë më rënien e çmimeve ka ulur eksportet, në një kohë që konsumatorët shprehen të shqetësuar në anketën e Bankës së Shqipërisë për nivelin e lartë të papunësisë.