Pesimizmi për ekonominë, rënie e fortë e besimit në ndërtim dhe te konsumatorët- Ora News

2016-04-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Beismi te ekonomia ka pësuar një goditje të fortë në tremujorin e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë konstaton një përkeqësim të treguesit të ndjesisë ekonomike, që në këtë periudhë zbriti në nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2014. Kjo si pasojë e rënies së besimit të konsumatorëve dhe biznesit, kryesisht atij në sektorin e ndërtimit.
Qytetarët dhe bizneset kanë humbur besimin te ekonomia. Banka e Shqipërisë konstaton një rënie të fortë të treguesit të ndjesisë ekonomike, që ka zbritur në tremujorin e parë të këtij viti në nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2014.
Besimi te ekonomia ra në këtë periudhë me 5.7 pikë, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve.
Sipas Bankës Qendrore, ecuria e këtij treguesi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku rënie më të fortë regjistroi besimi në sektorin e ndërtimit, pasuar nga rënia e besimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pesimizmi-per-ekonomine-renie-e-forte-e-besimit-ne-ndertim-dhe-te-konsumatoret/

Free Traffic Exchange