Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i madh ka rikthyer debatin për kamerat e sigurisë pas kthimit të ligjit për rishqyrtim në Parlament nga presidenti Bujar Nishani. Konfindustria e konsideron ligjin një taksë të fshehtë për biznesin dhe hedh dyshime për fshehjen e interesave të tjera.
Kthimi i ligjit për masat shtesë së sigurisë për shqyrtim nga Presidenti Nishani ka hapur sërish debatin jo vetëm mes politikës, por edhe biznesit.
Konfindustria ngre shqetësimin se miratimi i ligjit do të jetë një kosto shtesë për bizneset. Sipas administratorit Gjergj Buxhuku vetëm investimi fillestar llogaritet në 30 milionë euro.
Buxhuku: Në bazë të të dhënave që vinë pranë Konfindustrisë mendohet që investimi total i parashikuar nëse do të kalonte në këtë mënyrë projektligji i cili tashmë po diskutohet në Komisionet e Kuvendit arrin shifra deri në 30 milion euro investim përveç kostove të menaxhimit të sistemit, mirëmbajtjes më vonë. E shkruajtur në këtë formë praktikisht kjo do të ishte një taksë e re shtesë e fshehur e biznesit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kamerat-e-sigurise-biznesi-kunder-takse-e-fshehte-investimi-fillestar-30-mln-euro/