Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klodeta Dibra ka denoncuar drejtuesit e Fakultetit të Shkencave se kanë penguar fushatën e saj për Rektore të Universitetit të Tiranës. Ajo tha se janë hequr posterat nga Fakulteti, ndërsa nuk janë lejuar studentë dhe pedagogë të ishin prezentë në sallën ku ajo do prezantonte platformën e saj.
Kandidatja për Rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra, ka denoncuar publikisht pengimin e fushatës së saj në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Dibra tha se janë hequr posterat, ndërsa nuk janë lejuar studentë dhe pedagogë të ishin prezentë në sallën ku ajo do prezantonte platformën e saj.
Klodeta Dibra: Të tundësh kontratën e punës sepse kështu ka ndodhur në këtë Fakultet, duke dhunuar autonominë që ka pedagogu dhe ta trajtosh atë si leckë, për mua është një kërcënim i rëndë dhe dhunim i demomkracisë në Republikën e Shqipërisë. Janë hequr të gjithë posterat e tjerë dhe sot gjej shumë pak kolegë, pjesa më e madhe është trysnuar sepse janë boshatisur auditoret. ky Fakultet ka 7 mijë studentë dhe mësimi zhvillohet deri në orët e vona të pasdites. Nëse do të hynit sot nëpër auditore nuk ka studentë, janë përcjellë thjesht dhe vetëm për të dështuar takimi i kandidates për Rektore, ndërkohë që është e drejta ime për të takuar studentët dhe për tu përcjellë atyre alternativën time.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/denoncimi-i-klodeta-dibres-me-penguan-fushaten-nga-fakulteti-i-shkencave/