Sistemi bankar në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-15 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreditë e këqija po kërcënojnë sistemin bankar. Rënia e kompanive si ?ARMO? dhe së fundi ?KURUM?, të cilat kanë marrë të dyja bashkë afro 350 milion dollarë hua në tregun tonë, ka vënë në lëvizje Bankën e Shqipërisë. Në deklaratën e stabilitetit financiar, Banka Qendrore udhëzon ato të nivelit të dytë që të mos japin shuma të konsiderueshme parash në sektorë të njëjtë.Banka e Shqipërisë vlerëson se mbështetja e produkteve të kreditimit në lekë për sektorin privat, duhet të realizohet në mënyrë të përshtatshme për të ekuilibruar strukturën e portofolit të kredisë dhe kontrolluar rreziqet e tregut.Sikur të mos mjaftonte rritja e herëpashershme e kreditorëve që nuk paguajnë, bankat po përballen me një fenomen të ri: shitjen e pasurive të patundshme, fushë për të cilën nuk janë të specializuara.Banka e Shqipërisë vlerëson se është e nevojshme që autoritetet të vijojnë përpjekjet për të përmirësuar procesin e ekzekutimit të detyrimit, duke u përqendruar kryesisht në identifikimin dhe zbatimin e mekanizmave që nxisin pjesëmarrjen në ankand të një numri sa më të madh blerësish potencialë.Rënia e interesave në tregjet europiane, por edhe në Shqipëri, për herë të parë po ve në diskutim fitimin e bankave. Në raportin e saj të fundit, Banka e Shqipërisë shprehet se aksionerët duhet të rritin vlerën e kapitalit që investojnë. Lidhur me këtë, shprehet shqetësimi se një pjesë e bankave të cilat janë degë të atyre europiane, mund të ulin aktivitetin e tyre këtu.