Basha takon peshkatarët premton infrastrukturë moderne dhe subvencione

2016-04-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte në Sarandë ku u takua me peshkatarë të zonës, profesion që jetojnë rreth 300 familje në qytet. Mungesa e kushteve, taksat e larta, mungesa e kantierit për riparimin e varkave kanë qenë disa nga shqetësimet e ngritura nga peshkatarët.
Peshkatar: Sot jo nuk kemi port peshkimi por të rrimë që të na zeje errësira andej ndriçon dhe është ditë duket edhe maja e gjilpërës, këtej i hoqën për inat të Zotit. Edhe çezmën e shkatërruan. Këtu mbi çdo lloj ligji tjetër ka dalë Policia Kufitare. Del një polic atje dhe të thotë që kam urdhër nga shefi s?do dalësh në punë.
Peshkatar: Varkat rregullohen të gjitha në Greqi këtu është primitive.
Zoti Basha ka shpalosur platformën e Partisë Demokratike. Buxheti i shtetit, tha zoti Basha do të financoje industrinë e peshkimit, që nga infrastruktura, kalatat, kantieret e riparimit dhe do të subvencionojë peshkatarët.
Basha: ?Shteti duhet të garantojë mënyra më të mira të financimit për flotën. Së dyti, të ndërtojë kapacitetet e kantiereve, se u shuajtën kantieret. Pse do të shkosh ta bësh me 4 mijë euro, 5 mijë euro në Korfuz? Kur duhet ta bësh këtu dhe shteti për këtë të të financojë. Siç financojnë për digën, siç financojnë për vaditjen apo duhet të financojnë. Po kështu duhet të financojnë për infrastrukturën e peshkut, për kalatat, për kantieret e riparimit.
Kryetari i Partisë Demokratike u takua më pas me të rinj të Sarandës, të cilët ngritën shqetësimin e tarifave të larta të arsimit, papunësia, mungesa e investimeve për turizmin, të barnave etj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-takon-peshkataret-premton-infrastrukture-moderne-dhe-subvencione/