220 jetë njerëzish janë shpëtuar nga 1 nëntori i vitit 2015 dhe kjo falë funksionimit 24 orë pa ndërprerje të urgjencës së zemrës në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë.
Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një inspektimi të bërë sot në këtë urgjencë një nga projektet më të rëndësishëm jetëshpëtuese.
?Ky shërbim funksionon edhe gjatë orëve të natës si dhe në ditët e fundjavës, të shtunë dhe të diel përgjatë 24 orëve. Për shembull, me sa jam informuar nga shërbimi natën e ndërrimit të viteve ka patur 7 raste. Imagjinoni 7 raste që në vend të ktheheshin në fatkeqësi për familjet janë kuruar këtu dhe padyshim falas. Sigurisht që rritja e këtij shërbimi falas na ka bërë që ne të arrijmë të mbulojmë sot rreth 70% të rasteve që ndodhin në vend me këtë lloj ndërhyrjeje, të kryera në QSUT, të kryera në spitalin ?Shefqet Ndroqi? apo të financuar me paratë publike edhe në 5 spitale private me të cilët jemi të kontraktuar,? ka nënvizuar Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas tij, çdo natë ky shërbim trajton mesatarisht 3 deri në 6 raste urgjencash kardiake në ditët me shumë fluks dhe se funksionimi pa ndërprerje i Shërbimit të Hemodinamikës, një premtim i mbajtur i qeverisë për garantimin e një shërbimi më të mirë shëndetësor, i?u shërben qytetarëve, turistëve por edhe investitorëve e huaj.
Prof. Dr. Artan Goda thekson se 217 pacientët e paraqitur në urgjencë, rezultojnë të jenë jetë të shpëtuara falë ndërhyrjes dhe ekzaminimeve që iu janë kryer pacientëve.
?Këto në fakt janë jetë të shpëtuara sepse flasim gjithmonë për fazën akute të ardhjes së urgjencës për personat me infarkt të miokardit. Brenda orëve të para të zhvillimit të kësaj sëmundjeje që të gjithë e njohim se sa e rrezikshme është dhe sa jetë merr,? ka theksuar shefi i Shërbimit të Hemodinamikës, Goda.
Nga ana tjetër, mjekët hemodinamistë tregojnë se çdo natë përballen me 2 apo 3 raste të urgjencave, dhe në ditë me shumë fluks deri në 5 apo 6 pacientë.
?Rezulton se kemi 2-3 urgjenca në natë, por ka ndodhur edhe kur kemi një fluks prej 5-6 pacientësh. Të gjitha rastet vijnë pas vlerësimit dhe përcaktimit që i është bërë nga mjekët e reanimacionit duke plotësuar edhe ekzaminimet e tjera shtesë si ECHO, EKG apo analiza të përgjithshme,? është shprehur Dr. Ndriçim Kallashi, mjek intervencionist kardiolog.
Për Drejtoren e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? Ogerta Manastirliu, hapja e Urgjencës Kardiake ka qenë falë këmbënguljes së mjekëve të Shërbimit të Hemodinamikës si dhe mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj, me investimet e bëra është ezauruar një problematike e mbartur prej kohësh.
Të dhënat nga Shërbimi i Hemodinamikës tregojnë se deri ditën e djeshme janë realizuar 217 ekzaminime për pacientët e paraqitur si raste urgjente, dhe numrin më të madh të ekzaminimeve e ka Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, et