Kryetari i Parlamentit Meta në një komunikim me mediat ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Shqipërinë nga parlamenti Europian. Ai tha se ky është një sinjal i mirë inkurajimi për Kuvendin dhe se është koha që ti jepet fund retorikës së panevojshme dhe të miratohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi.
"Dua të përshëndes dhe të falenderoj reporterët për Shqipërinë në PPE. Kjo rezolutë është një progres i rëndësishëm, inkurajim për Shqipërinë dhe gjithë institucionet. Rezoluta jo rezulutë kërkon implementimin e reformave. Kjo rezolutë eshte thirrje për të lënë mënjanë retorikën e panevojshme."-tha Meta
Lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vednin tonë Meta e cilësoi si një arsye më shumë për të punuar lidhur me të gjitha shqetësimet që vijnë në drejtim të Shqipërisë.Ai shtoi se edhe SHBA mbështet rrugën e reformave në Shqipëri si nëj element kyç për anëtaresimin në BE
Në fjalën e tij Meta përshëndeti gjithashtu thyerjen e bojkotit parlamentar nga ana e Partisë Demokratike, lajm që u bë publik pak orë më parë nga përfaqësuesit demokrat.
Kryeparlamntari rikonfirmoi gjithahstu se bashkëpunimi me PS dhe koalicionin funksionon normalisht dhe në mënyrë demokratike
"Më e rëndësishme është të ecim para me reformën në drejtësi dhe së dyti doja të përshëndesja dhënin fund të marrëdhënies kushtëzuese nga ana e PD me parlamentin"-tha Meta