http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje si pasojë e një aksidentit në Shkodër në vendin e quajtur Golem. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit kur mjeti tip bmë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Makina është përplasur me murin e një banese e më pas është përmbysur. Viktimat janë Besmir Fikaj dhe Dash Rexhepi 23 dhe 28 vjeç nga Postriba.Nga hetimet e para mësohet se Besmir Fikaj ishte emigrant në Angli dhe ishte kthyer dy ditë më parë për pushime në Shqipëri. Dëshmitarët të cilët panë ngjarjen thanë se automjeti e kishte humbur kontrollin 100 metra përpara se të përmbysej. Sipas policisë, dy të rinjtë nuk e kishin vënë rripin e sigurisë, çka u ka kushtuar edhe jetën.