SHBA: Shqipëria, rol kyç në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pas takimit te kryeministrin Edi Rama me presidentin amerikan Obama dhe zëvendësin e tij Biden ne Uashington, Shtëpia e Bardhe publikoi një deklarate per shtyp për çështjet e diskutuara mes tyre. Shqipëria vlerësohet veçanërisht per rolin kyç ne sigurinë e rajonit te Ballkanit.?Presidenti, zv/presidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe zv/presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik, që luan Shqipëria për çuarjen përpara të sigurisë në rajon dhe ripohuan rëndësinë e mbajtjes hapur të dyerve të integrimit Euro-Atlantik për stabilitetin në Ballkan. Ata përshëndeten Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në nxitjen e tolerancës fetare, për ndihmesën e rëndësishme në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS dhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm?.Ne njoftimin e zyrës se zv/presidentit theksohet edhe rëndësia e reformave për procesin e integrimit te Shqipërisë.Presidenti, zv/presidenti dhe kryeministri ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të reformave, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në integrimin europian.Për këto çështje foli pas takimit në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministri Rama. Finalizimi dhe zbatimi i reformave dhe veçanërisht ajo ne drejtësi ishte një tjetër pike e rëndësishme e takimit. Takimi historik i kryeministrit Rama me presidentin Obama ne Shtëpinë e Bardhe, shënoi kulmin e vizitës se tij gjate se cilës shefi i qeverise ka patur edhe biseda me kongresmene dhe përfaqësues te diasporës.