Rama-Obama: SHBA kërkon reformë në drejtësi, FBI ndihmë për Byronë - Ora News-

2016-04-15 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin zyrtar me zëvendës/Presidentin e SHBA Joe Biden, të cilit iu bashkua më herët sesa pritej duke thyer edhe protokollin Presidenti, Barac Obama. Në një intervistë për Zërin e Amerikës pas takimit, Kryeministri shqiptar tha se me shefin e Shtëpise së Bardhë kishte ndarë çështje të rëndësishme që nga reforma në drejtësi dhe deri tek bashkëpunimi me FBI për të rritur potencialet e hetimit të Shqipërisë. Rama u shfaq optimist pas takimit, ndërsa tha se kush nuk e do refomën në drejtësi do ketë telashe me shqiptarët, me Europën dhe Uashingtonin.
Vizita e kryeminstrit Edi Rama në SHBA kulmoi me takimet me Presidentin Barac Obama dhe zëvendës/ Presidentin Joe Biden.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, shefi i Qeverisë shqiptare zbardhi disa detaje të rëndësishme të këtij takimi që nisin me reformën në drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-s-takon-obamen-lu-takimi-per-reformen-ne-drejtesi-dhe-isis-n/

Free Traffic Exchange