Report TV - Pagesa e papunësisë ndryshojnë ja kriteret e dokumentet që duhen

2016-04-15 0

Kush përfiton dhe kush jo. Dokumentat që duhen plotësuar. Afatet kohore të përfitimit të pagesës sipas kontributeve të sigurimeve shoqërore

Ndryshojnë kushtet dhe afatet e dhënies së pagesës së papunësisë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka nxjerrë një udhëzim ku caktohet kriteret e reja për personat që duan të përfitojnë këtë pagesë. Si kusht parësor për të bërë pjesë në kategorinë përfituese është që personi duhet të ketë punuar të paktën një vit kalendarik. ?Për çdo rast përfitimi, kategoritë përfituese duhet të kenë gjithsej 12 muaj pagese kontributesh të sigurimeve shoqërore në degën e sigurimit të papunësisë, të derdhura nga punëdhënësi?, thuhet në udhëzim. Po kështu personat e interesuar duhet që brenda 60 ditëve nga largimi nga puna të bëjë kërkesën ndryshe humbasin të drejtën e përfitimi.

Kategoritë përfituese
Në kategoritë përfituese, të pagesës së të ardhurës nga papunësia përfshihen dhe: Gratë, të cilat përfundojnë trajtimin me të ardhurën e barrëlindjes (jo më parë se 63 ditë pas lindjes) dhe në momentin që kthehen në vendin e punës iu ndërpritet marrëdhënia individuale e punës. Burrat, përfitues të pagesës së të ardhurës nga papunësia, të cilët e ndërpresin atë për të përfituar përkujdesje për fëmijën.

Free Traffic Exchange