Report TV - Plotësohen kushtet e opozitës Suli dhe Leskaj në Kushtetuese

2016-04-14 0

Maxhoranca plotëson të gjitha kushtet me të cilat opozita kushtëzonte marrëdhënien me parlamentin dhe reformën në drejtësi. Seanca e së enjtes ndonëse pa Sali Berishën dhe debatin që karakterizon praninë e tij, shënoi një hap të madh drejt konsensusit.

Në fakt si rrallë herë seanca e sotme plenare u karakterizua nga një atmosferë e qetë pa debate të ashpra, por u fokusua në diskutimin e projektltigjeve që ishin në rend të ditës.

Në seancën e sotme mungoi ish kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në SHBA në një vizitë zyrtare, si dhe ish kryeministri Sali Berisha, deputetët Edi Paloka, Arben Ristani, Roland Keta dhe Erion Braçe.

Deputetet Rakip Suli dhe Valalentina Leskaj do të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese për të parë nëse do të vijojnë të mbajnë mandatin e deputetit ose jo.

Me 87 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi miratoi pr/vendimin për mandatin e deputetes Leskaj, ndërsa me 81 vota pro, 1 kundër dhe 9 abstenime u miratua dërgimi në Kushtetuese i mandatit të deputetit Suli.