http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendësin e tij Xho Bajden. Në qendër të këtyre diskutimeve ka qenë roli i Shqipërisë në çështjen e sigurisë në rajon e më gjerë. Ne këtë takim, e para mes kreut te Uashingtonit dhe kryeministrit Rama ne Shtëpinë e Bardhe, është folur dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ne prag te këtij takimi, ne nje interviste per Zërin e Amerikës, kreu i qeverise shqiptare ka komentuar dhe raportin e DASH qe ve theksin te korrupsioni dhe pandeshkueshmeria. Rama tha se kjo është arsyeja pse qeveria e tij dhe aleatet amerikan kërkojnë me insistim miratimin e reformës ne drejtësi. Kjo është dita e trete e qëndrimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.