Report TV - Shtatorja e Nënë Terezës në Qafë -Thanë, Rada: “Zgjidhja e duhur”

2016-04-14 2

Shtatorja e Nënë Terezës me autor Luan Mulliqin është ringritur sot paradite në Rrethrrotullimin e Qafë-Thanës.

Pas restaurimit nga qendra e Realizimit të Veprave të Artit, shtatorja e Nënë Terezës ringrihet me një ceremoni shtetërore, ku ishin të pranishëm Zv./Ministri i Kulturës, Zef Çuni, Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira dhe kryetari i qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, Agim Rada, e personalitete të fushave të ndryshme. Mungonte autori i veprës, Luan Mulliqi.

?Jemi përpjekur të gjithë bashkë ta sjellim këtu Nënë Terezën, duke u përpjekur ta vënë në majë të kësaj stome, në këtë kodër për ta glorifikuar me të gjithë nderin që ajo meriton. Kjo ka të bëjë me origjinën e Nenë Terezës me rrugëkalimin e saj nga një shtet në tjetrin, për të parë dhe prekur gjithë botën, të gjithë varfrit e botës. Ajo është ndjerë krenare që është shqiptare dhe nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj?, -tha zonja Rira.