Një përleshje me armë zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në kryeqytet, në ambientet e një lokali në rrugën ?Him Kolli?, në kryeqytet që dyshohet se përdoret si pikë bastesh.
Nga konflikti mbetën të plagosur dy persona, të cilët gjithashtu u ndaluan nga efektivët e policisë së komisariatit nr.3, në kryeqytet. Ende nuk dihet nëse të plagosurit kanë mbetur nga të shtëna me armë, apo nga goditja me qytën e një pistolete që u bllokua nga policia.
Dy nga personat sipas burimeve të policisë, janë vëllezër, ndërsa një i tretë dyshohet se u konfliktua me ta. Policia nuk shkaqet e mundshme të konfliktit, ndërsa identifikoi personave e përfshirë në konflikt me inciale. Sipas saj ata janë dy vëllezërit me inicialet - E. L., 34 vjeç, dhe G. L, 26 vjeç, të banues në Tiranë.
Po ashtu sipas policisë, personit tjetër me inicialet S. M., 23 vjeç, banues në i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistolet e modelit "Bereta" me një krëhër me fishekë. Dyshimet e policisë janë se konlfikti mund të ketë ndodhur për një çështje parash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 minuta, kur efektivët e policisë së komisariatit nr.3 dhe të drejtorisë së policisë u njoftuan për një konflikt mes një grupi personash në ambientet e një lokali që përdoret edhe si zyrë, në rrugën ?Him Kolli?.
Nga përleshja mes tyre shiheshin qartë dëmet e shkaktuara, të cilat ishin thyerje xhamash, ndërsa në shkallët e objektit shiheshin qaertë edhe njollat e gjakut. Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, një person që dukej se ishte me armë, nisi të godiste me qytën e pistoletës një tjetër.
Personi ndaluar, të cilit iu gjet edhe arma e krimit, kundërshtoi efektivët e policisë të cilët po tentonin t?i vinin prangat. Tashmë policia po merr deklarimet e personave të përfshirë në konflikt për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.