Report TV - Blushi: Parlamenti po bllokon me konsensus reformën në drejtësi

2016-04-14 0

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku u vendos me konsensus ngritja e komisionit parlamentar për hetimin e privatizimit të CEZ si dhe të marrëveshjes me qeverinë shqiptare që çoi në zgjidhjen e kontratës, Kuvendi nisi seancën me diskutimin e një tjetër kërkese të PD.

Një prej kushteve të demokratëve për rikthimin e dialogut të reformës në drejtësi, janë komisionet hetimore parlamentare.

Ulsi Manja, deputet i PS, kërkoi nga mazhoranca rrëzimin e kërkesës së demokratëve që parashikon ndryshimin e rregullores për komisionet, pasi sipas tij, propozimi bie ndesh me Kushtetutën.

Ndërsa për deputetin e PD, Luçiano Boçi, mazhoranca ka frikë nga hetimi pasi ka abuzuar me ligjin.

?Dy komisione kanë përfunduar punën me sukses të ngritura me iniciativën tuaj, njëri për shkarkimin e drejtuesit dhe anëtarit të KLD-së dhe i dyti ishte ai më qesharaku, ishte pikërisht komisioni i ngritur nga mazhoranca kundër akuzave të PD-së për trafik droge nga Forcat e Armatosura. Në historinë e parlamentarizmit do të ngelet si komisioni më qesharak që është ngritur ndonjëherë në këtë Parlament?, tha ai.

Seanca e sotme e Kuvendit pritet të vendosë edhe për dy kërkesat e Partisë Demokratike, dërgimin për interpretim në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetëve të PS-së, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, si dhe të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për CEZ-n. Një tjetër vendim i Kuvendit pritet të jetë edhe ai për ligjin e dekriminalizimit. Ndryshimi i propozuar nga demokratët u rrëzua nga komisioni i ligjeve një javë më parë.

Rendi i ditës përfshin dhe dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për disa ndryshime ne ligjin ?Për mediat?. Ratifikimi i marrëveshjes me Rumaninë "Për mbrojtjen shoqërore? dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2015, janë nder pikat e rendit të ditës të seancës së sotme plenare.