Nga ish Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, te ish Ndërmarrja e Azotikut Fier, te ish Uzina e Prodhimit të Uresë. Ministria e Energjitikës ka vendosur të japë me koncesion apo me qiranë simbolike 1 euro 107 objekte të shpërndarë në disa rajone te vendit, e ne menyre te veçante ne Elbasan, Fier, Vlorë, Durres etj.
Objektet do t?i kalohen privatëve të interesuar bashkë me sipërfaqen e truallit përkatës, e cila në total është më shumë se 700 mijë metra katrorë. Dikasteri e argumenton vendimin për t?i dhënë në formën e koncesioneve apo me qira këto pasuri shtetërore me faktin që objektet tashme ka vite qe kane humbur destinacionin e tyre prodhues, rrjedhoje e disa faktorëve teknike dhe ekonomike, përballë një tregu konkurues rajonal e më gjere.
Megjithatë pranon se në këto objekte ekziston një infrastrukture per furnizimin me energji, rruget e sheshet si ujra ? kanalizime, krahas faktit se ndodhen ne zona qe jane te lidhura me rruget nacionale e portet e vendit.
Sipas Ministrisë së Energjetikës, format e aplikimit per te investuar ne nje prej ketyre zonave janë: Nepermjet krijimit te nje zone ekonomike; nëpërmjet marrjes me koncesion; dhe nëpërmjet marrjes me qira, apo me çmim simbolik 1 Euro.