Report TV - Tirana me një rrugë të re, Veliaj: Me standarde e korsi biçikletash

2016-04-14 1

Tiranës i është shtuar një rrugë e re. Duke filluar që nga dita e sotme qytetarët e Tiranës kanë mundësi që të shfrytëzojnë rrugën e re që lidh bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? me rrugën ?Papa Gjon Pali i II? dhe më tej me rrugën e ?Elbasanit?. Në kuadër edhe të Festivalit Evropian të Pedalimit që u mbajt sot në të gjitha kryeqytetet evropiane, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prani edhe të ambasadores së Holandës, Dewi Van De Weerd, dhe përfaqësuesi i Ecovolis, Ened Mato, ka përuruar rrugën e cila plotëson të gjitha standardet bashkëkohore, përfshirë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

I shoqëruar nga fëmijë dhe aktivistë të Ecovolis, Veliaj e përshkoi segmentin me biçikletë, duke përcjellë kështu mesazhin për të përdorur sa më shumë biçikletat, si një mjet jo vetëm ekologjik, por edhe i shëndetshëm.

Duke iu referuar aktivitetit të sotëm dhe përurimit të rrugës, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ato vijnë si investim në infrastrukturë, por edhe në edukimin e njerëzve për t?i orientuar që të përdorin sa më shumë mjetet ekologjike dhe sa më pak makinat. ?Ka dy lloj investimesh: Investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë. Të dyja janë njësoj të rëndësishme dhe ky i sotmi është edhe një investim në infrastrukturë, me rrugën e re të bashkisë, por edhe një investim në kulturë me këtë nismë fantastike të ambasadës së Holandës dhe Ecovolis?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.