Rama: Deklaratat e Trump, të frikshme - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-14 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gara presidenciale ne SHBA nuk ka mbetur jashtë vëmendjes se kryeministrit Edi Rama, i cili ka shfaqur edhe njëherë qëndrimin kritik ndaj kandidatit republikan Donald Trump. Ne nje interviste per gjigandin mediatik ?CNN?, Rama theksoi se deklaratat e bëra nga multimiliarderi Trump ne fushate janë te frikshme.?Amerika është nje qytet qe shkëlqen ne kodër dhe propozimet qe po dëgjojmë nga Donalt Trump jane vërtet te frikshme dhe po minojnë, mënyrën sesi e shohim ne Amerikën?.Gazetari ndërhyri duke e pyetur se perse kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike, pasi po fliste per zgjedhjet e një vendi tjetër dhe Rama dha kete përgjigje.?Unë nuk komentova zgjedhjet, bëra diçka qe e kane bere dhe te tjerë. Nuk jam i vetmi qe e them sepse edhe liderë te tjerë ne Europe kane pasur te njëjtin shqetësim. Sepse Amerika është shume me e madhe dhe me e rëndësishme per te qene vetëm per veten dhe brenda vetes. Ne sytë tane ajo eshte si nje shembull frymëzues per t?u ndjekur, qe bazohet ne parimet dhe vlerat per te cilat luftoi Amerika dhe qe atë e bene te madhe?.Nje kandidim te mundshëm te Trump për presidencen amerikane, Rama e sheh te dëmshëm per SHBA, por edhe per vendet demokratike.?Zoti na ruajte! Mendoj se do t?i bente dem Amerikes dhe botes demokratike, sepse Trump do te zbatonte disa nga gjerat qe ka premtuar dhe ato do te jene te dëmshme. Shpresoj shume se ai do te jete ne gjendje te mësoje me shume per boten, per myslimanet dhe se ka njerëz te komiteteve qe jane krenare dhe qe pavarësisht nga besimi dhe etnia, jetojnë me vlerat amerikane dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit te fëmijëve ne luftëra?.Trump eshte nje nga kandidatet me te kontestuar ne betejën presidenciale ne SHBA, veçanërisht per qendrimet e tij ndaj myslimaneve.