http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama nderoi heronjtë e SHBA, ndërsa mori pjese ne një ceremoni ne Varrezat Kombëtare ne Arlington. Ne ceremoninë e vendosjes së kurorës me lule ne Varrin e ushtarit te Panjohur, ku Rama u prit nga gjenerali Bradley Becker, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane së Distriktit Ushtarak të Washingtonit. ?Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë.Sigurisht jam krenar që si Kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Uashington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë?.Kryeministri Rama shoqërohej në këtë ceremoni nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri.