Report TV - Rrjeti i prostitucionit në Durrës autorët vëzhgoheshin prej 3-muajsh

2016-04-14 1

Sipas prokurorisë, klientët paguanin nga 1.000 deri në 4.000 lekë të reja, ndërsa fitimet ndaheshin për gjysmë mes prostitutave dhe tutorëve.

Ndërkohë të njëjtat burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se fitimet e grupit kriminale ishin të konsiderueshme.

Sipas policisë së Durrësit, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ?Trafikimi i personave për qëllim prostitucioni", "Shfytëzim prostitucioni", "Ushtrim prostitucioni", "Përshtatje e ambienteve për prostitucion" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".