Në prag të sezonit turistik, plazhi i Velipojës ndodhet në një situatë kaotike, i pushtuar nga mbetjet e shumta në brigjet e këtij plazhi.
Vetë administratori i Njësisë Administrative Velipojë, Mark Laloshi, pranoi se ka disa prurje të detit, por është duke u punuar për ta pastruar sa më shpejt.
Ai tha se po punohet me Bashkinë Shkodër dhe organizatat e biznesit, pasi pastrimi i plazhit nuk është llogaritur me firmën tenderuese nga ish-komuna e Velipojës.
Pas deklaratës së Laloshit, shpresohet në një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi, pasi duhen edhe pak muaj për tu hapur sezoni veror në plazhin e Velipojës dhe në rast se situata nuk ndryshon, numri i turistëve në ketë plazh do të jetë tepër i ulët.