Report TV - Pyeten katër ushtarakë të Farkës akuza do të ripyesë Baramuçën

2016-04-14 11

Rënia e helikopterit ushtarak në liqenin e Shkodrës, ka bërë që prokuroria e Tiranës të marrë në pyetje Komandantin Rregjimentit të Helikopterave në Farkë dhe tre drejtues të tjerë të këtij rregjimenti. Pyetja e kolonel Kuto Hasani, rreshtere Sofije Ramçaj, tetarja Elsa Alku që janë personeli i mbajtjes së shkresave dhe planit të fluturimit e protokolli, si dhe kapiteni Valentin Korbi është bërë në Tiranë, ku ata kanë treguar të gjithë dinamikën e planit stërvitor të helikopterit EC-145.

Sipas tyre, pilotët kanë qënë në gjëndje shumë të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pasur luhatje me tensionin apo probleme të tjera me shëndetin. Madje sipas drejtuesve të rregjimentit dy pilotët që ndëruan jetën gjatë momentit të rrëzimit në ujë, kanë bërë një udhëtim në pjesën jugore të vendit dhe pas një pushimi të drekës, ata janë ngritur sërisht në fluturim për të bërë një patrullim në pjesën veriore të vendit.Sipas dëshmisë së tyre, plani ka qenë i dokumentuar dhe dhe se deri para ndodhjes së tragjedisë, pilotët i janë përmbajtur këtij plani, duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me kullën ushtarake të komandimit në Rinas.Njëherësh me dëshminë e tyre, prokuroria e Shkodrës ka administruar në dosje të gjithë dokumentacionin që është mbajtur për këtë fluturim, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Do ripyetet ushtaraku
Gerald Baramuça pritet që në ditët në vijim të rimerret sërisht në pyetje, pasi prokuroria e Shkodrës ka ngritur dyshime se ai nuk është treguar sinqertë në deklarimin e parë, duke mos dhënë asnjë të dhënë se çfarë kishte ndodhur para rrëzimit të helikopterit. Në dëshmin e dhënë vetëm 3 ditë pas rrëzimit të helikopterit, ushatari Baramuça shumë pyetjeve nuk i është përgjigjur duke u mjaftuar me shprehjen nuk mbaj mend. Nga ana tjetër, me ndihmën e oficerëve të policisë ushtarake të Forcave të Armatosura prokuroria ka marr në pyetje edhe 4 ushtarak të Repartit të Helikopterëve në Farkë.Hetuesit thonë se komunikimi i fundit radiofonik i dy pilotëve me operatorin e kullës së vrojtimit në Farkë ka qenë ora 13:45 minuta dhe vëtëm pak minuta më pas helikopteri është zhdukur nga monitori i operatorit të kullës së vrojtimi në Farkë. Sipas burimeve pranë grupit hetimor,ky është vendi ku helikopteri EC 145 është rrëzuar, i detajuar në hartën që dy pilotët kishin në bord me të cilën ndiqnin edhe koordinatat e fluturimit.

Nevojitet programi kompjuterik
Sa i përket kartës së memories së kamerës së sigurisë, hetuesit thonë se ajo është e rikuperueshme por vetëm nga progami dhe ekspertët e kompanisë franko-gjermane të pordhimit të helikopterëve. Ku edhe do të dërgohet nga prokuroria për ekzaminim, në prani të një prokruorit dy përfaqësuesve të ministrisë së mbrojtjes dhe ekspert të pavarur nga të cilët është kërkuar asistencë teknike.